Raketa ruse shkaktoi tragjedinë e MH17(Foto)

  • 28 September 2016 - 15:11
Raketa ruse shkaktoi tragjedinë e MH17(Foto)

Hetimi i përbashkët ndërkombëtar për rrëzimin e avionit të pasagjerëve në lindje të Ukrainës, ka gjetur se raketa që ka goditur avionin, ishte e tipit Buka dhe ishte lëshuar nga territori i kontrolluar nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Duke folur në qytetin Nieuweeigh, Fred Westerbeke, shef i Ekipit të Përbashkët Hetues (JIT), ka thënë se hetimi eleminon të gjitha shpjegimet e tjera lidhur me shkatërrimin e fluturimit MH1,raporton CNN, transmeton "Kosova Sot Online".

Ai ka shtuar se nuk do të publikohen të gjitha të gjeturat e hetimit duke thënë se kjo gjë mund të ndikojë në hetimet kriminale.

Fluturimi i Malaysia Airlines ishte rrëzuar më 17 korrik, 2014, duke lënë të vdekur 298 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit.

Hetimi ka ardh në përfundim se sistemi raketor Buk ishte sjell në Ukrainë nga Rusia, vetëm pak kohë para tragjedisë dhe ishte dërguar në Rusi, pas incidentit.

Në konferencën për media, u shfaq një animacion 10 minutësh, ku përfshiheshin fotografitë dhe videot e marra nga korriku i vitit 2014, që tregonin se sistemi raketor Buk është sjellë në Ukrainë pranë qytetit Snizhne. Prezentimi tregonte fakte të tjera prej ku është lëshuar raketa.

Pastaj, e njëjta njësi e sistemit Buk, me vetëm tre raketa, tregohet se si gjatë natës ishte dërguar nga rajoni i Luhanskut në Rusi.

Më herët Bordi për Siguri i Holandës kishte ardhur në përfundim se MH17 ishte rrëzuar nga një raketë e lëshuar nga territori i kontrolluar nga separatistët pro-rusë. Por Moska kishte hedhur poshtë këto pretendime.

(Kosova Sot)

This satellite image shows the primary crash site of Malaysia Airlines Flight 17 between the towns of Hrabove (spelled Grabove in Russian) and Rasypnoye, Ukraine. The Boeing 777 was shot down Thursday, July 17, with a surface-to-air missile in Ukrainian territory controlled by pro-Russian rebels. All 298 people aboard died. The satellite imagery was collected on Sunday, July 20, by <a  data-cke-saved-href="http://airbusdefenceandspace.com/" href="http://airbusdefenceandspace.com/" target="_blank">Airbus Defense &amp; Space</a>, and was analyzed by <a  data-cke-saved-href="http://www.allsourceanalysis.com/" href="http://www.allsourceanalysis.com/" target="_blank">AllSource Analysis</a>. Click through to see more of the satellite imagery:More debris is scattered to the left of the tail section among a field and near buildings.A 77-year-old teacher and Roman Catholic nun, Sister Philomene Tiernan, was on the flight, according to Australia's Kincoppal-Rose Bay School of the Sacred Heart. The school principal described Tiernan as "wonderfully wise and compassionate."