Tetovë - Bastiset klubi i natës, arrestohen valltaret nga Shqipëria dhe bodigardi

  • 28 September 2016 - 15:40
Tetovë - Bastiset klubi i natës, arrestohen valltaret nga Shqipëria dhe bodigardi

Në orët e para të ditës së sotme, rreth orës një pas mesnate, zyrtarët policor të Sektorit për punë të brendshme në Tetovë kanë kryer një kontroll në lokalin e natës “Baci” në fshatin Bogovinë, njoftoi policia rajonale.

Gjatë kontrollit në objekt janë gjetur katër femra dhe një mashkull, shtetas të Shqipërisë, të cilët i kanë argëtuar mysafirët, gjegjësisht kanë kënduar, kërcyer dhe i kanë rënë instrumenteve muzikore.

Katër shtetaset shqiptare të moshës nga 21 deri në moshën 27 vjeçari dhe shtetasi tjetër shqiptar 37-vjeçar janë arrestuar, pasi që kanë qëndruar në Maqedoni në kundërshtim me qëllimin e qëndrimit. Ndaj tyre do të niset një procedurë e mëtutjeshme.

Përveç tyre është arrestuar edhe 44 vjeçari L.A. nga Bogovina, i cili i ka penguar zyrtarët policorë që të futen në objekt dhe t`i kryejnë detyrat e planifikuara.

Pas zbardhjes së tërësishme të rastit, shtetasit e huaj dhe L.A. do të përballen me padi 

(Kosova Sot)