Në Klinë fillojnë punimet në asfaltimin e rrugës Ranoc-Shtupel

  • 28 September 2016 - 17:27
Në Klinë fillojnë punimet në asfaltimin e rrugës Ranoc-Shtupel

Sot në Klinë kanë nisur punimet në asfaltimin e rrugës Ranoc- Shtupel, e gjatë 2. 8 km.

Ky ka qenë ndër projektet prioritare dhe premtim i kryetarit të komunës së Klinës, Sokol Bashota, i cili me bashkëpunëtorë, ka parë së afërmi fillimin e punimeve të kësaj rruge. 

“Sot po bëjmë përurimin e fillimit të punimeve të një rruge, e cila është shumë e rëndësishme për banorët e këtyre dy fshatrave. Rregullimi i kësaj rruge krijon lehtësi të madhe për banorët e të dy lokaliteteve të komunës sonë, Ranoc dhe Shtupel. Pushteti lokal vazhdon të mbetet i përkushtuar për të ndihmuar popullatën me realizimin e projekteve, qoftë në infrastrukturën rrugore, shkollore, në bujqësi, e shumë fusha tjera. Qëllim i yni është krijimi i kushteve më të mira për jetesë të të gjithë banorëve dhe gradualisht, jemi duke e arritur këtë, pasi jemi duke investuar pa u ndalur në infrastrukturë në përgjithësi”, ka thënë me këtë rast Bashota.

Kjo rrugë që lidh dy fshatra ka qenë pothuajse e pakalueshme dhe me asfaltimin e saj krijohen lehtësi në lëvizjen e qytetarëve të kësaj ane.

(Kosova Sot)