Divjaka me komisariat të ri policor (Foto)

  • 28 September 2016 - 18:06
Divjaka me komisariat të ri policor (Foto)

Inagurohet Komisariati i ri policor në Divjakë.

Në ceremoni morën pjesë Kryeministri Edi Rama, Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, deputeti i zonës Erjon Braçe dhe drejtues të Njësisë Vendore. Më parë në Divjakë ekzistonte një stacion policie jashtë kushteve minimale për të ofruar shërbim për qytetarët, por edhe për vetë punonjësit e policisë. 

Rikonstruksioni i plotë i godinës dhe ambienteve përreth u krye në bashkëpunim me biznesin vendas dhe Bashkinë e Divjakës. Komisariati u shërben 54 mijë banorëve të zonës. Në Zyrën e Shërbimit Unik për Qytetarët, trajtohen në ditë rreth 15 raste. 

Me ndarjen e re territoriale, nisur edhe nga fakti që Bashkia Divjakë përfshin edhe parkun Kombëtar Divjakë–Karavasta, ishte e nevojshme ngritja e këtij Komisariati. Divjaka është një zonë mjaft e frekuentuar nga pushuesit dhe turistët sidomos gjatë sezonit veror.

(Kosova Sot)