3 mijë euro gjobë për ish-kryeshefen e Agjencionit për Ndihmë Juridike Falas, shkoi me veturë zyrtare në pushime dhe bëri aksident

  • 28 September 2016 - 18:19
3 mijë euro gjobë për ish-kryeshefen e Agjencionit për Ndihmë Juridike Falas, shkoi me veturë zyrtare në pushime dhe bëri aksident

3.000 euro gjobë është dënimi i shqiptuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për Drita Rexhepin, ish-Kryeshefe Ekzekutive e Agjencionit për Ndihmë Juridike Falas e akuzuar për falsifikim të dokumentit.

Gjykata ka marr këtë aktgjykim pasi nga seancat e mbajtura, vlerësimit të provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve, ka gjetur se e akuzuara Drita Rexhepi me veprimet e saj ka kryer vepër penale.

Ky gjykimin zhvillohej në bazë të aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila pretendon se e akuzuara Drita Rexhepit, ish-Kryeshefe Ekzekutive në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, ka falsifikuar një dokument publik. Prokuroria pretendon se e akuzuara ka falsifikuar një autorizim, të cilin e kishte lëshuar në emër të Drejtorit të Administratës Qendrore, Daut Morina. Sipas prokurorisë e akuzuara me qëllim të shfrytëzimit të automjetit zyrtar të tipit “Peugeot 206”, e nënshkruan autorizimin me qëllim të shfrytëzimit për të shkuar në pushime vjetore në Shqipëri, së bashkë me disa anëtarë të familjes, ku edhe pëson aksident komunikacioni.

(Kosova Sot)