Gruaja, që dukej si shtatzënë për tre vjet, zbuloi tumorin gjigant në mitër

  • 28 September 2016 - 20:05
Gruaja, që dukej si shtatzënë për tre vjet, zbuloi tumorin gjigant në mitër

Ajo është shëruar shpejt dhe ka pasur mundësi ta shijojë pushimin e parë,

Ndonëse në fillim kishte menduar se do të vdiste, ishte gëzuar kur e kishte kuptuar që tumori nuk ishte kanceroz, megjithatë ndërhyrja ishte e pashmangshme, për shkak të dhimbjeve të tmerrshme,raporton Gazeta Kosova Sot

Një nënë e ka përshkruar "shtatzëninë që dukej se nuk do të përfundonte kurrë" si një ndjenjë të tmerrshme, pasi që doktorët kanë zbuluar një tumor në madhësinë e pjeprit në mitrën e saj. Margaret Mcmahon, 48-vjeçare, nga Belfasti i Irlandës Veriore, fillimisht kishte shkuar tek doktorët pasi që e kishte kuptuar që diçka nuk ishte në rregull në vitin 2013 pasi që stomaku i saj ishte fryrë. Simptomat e saj, që përfshinin stomak të fryrë dhe dhimbje abdominale, ishin cilësuar si simptoma të sindromës së zorrëve të irrituara. Mirëpo, meqë nuk ishte e kënaqur me diagnozën e dhënë, ajo kishte vendosur që të paguante vetë për skanimin, që kishte zbuluar një tumor 18 centimetra të madh. 

"Viti i fundit ka qenë i tmerrshëm" Pas analizave të mëtejme doktorët e kishin siguruar që tumori nuk ishte kanceroz dhe ia kishin caktuar terminin për histerektomi. Mirëpo, deri në datën e ndërhyrjes ajo ishte dashur t'i ndërpriste të gjitha aktivitetet e tjera, pasi që tumori ishte rritur aq shumë, saqë i bënte presion në fshikëzën e urinës dhe e detyronte të urinonte vazhdimisht. Nëna e dy fëmijëve ka thënë: "Viti i fundit ka qenë i tmerrshëm. Më dukej sikur po e jetoja një shtatzëni që nuk po merrte fund kurrë. Nga fundi pata filluar të përjetoja edhe dhimbje të tmerrshme. Është e tmerrshme kur mbetesh e detyruar të urinosh vazhdimisht. Më ka paralizuar nga jeta". Ndonëse ajo ia kishte shpjeguar shqetësimet e veta doktorit, ajo beson që mungesa e të kuptuarit të sëmundjes nga ana e tyre ka bërë që ajo të kalojë pa u vërejtur për afro tri vjet. 

Tregimi i saj të ndikojë në ngritjen e vetëdijes Reagimi kishte ardhur vetëm pasi që vajza e saj, Emma, 24-vjeçare, e kishte dërguar në njësitin emergjent. Aty asaj i ishte thënë që kishte një masë, mirëpo ajo kishte mbetur shumë konfuze në lidhje me këtë gjë. "Më kujtohet se si u pata kthyer në shtëpi dhe nuk dija as çka të mendoja - Nuk e dija se çka kishin menduar me fjalën masë dhe askush nuk ma pati shpjeguar", ka shtuar ajo. Në fund, ajo kishte vendosur t'i paguante vetë procedurat e testimit të mëtejmë kur edhe ishte zbuluar tumori gjigant në mitrën e saj. Ndonëse në fillim kishte menduar se do të vdiste, ishte gëzuar kur e kishte kuptuar që tumori nuk ishte kanceroz, megjithatë ndërhyrja ishte e pashmangshme, për shkak të dhimbjeve të tmerrshme. Fatmirësisht, pasi që i ishte nënshtruar operacionit për largimin e masës në muajin mars, ajo është shëruar shpejt dhe ka pasur mundësi ta shijojë pushimin e parë me familje pas dy vjetësh. Ajo tani shpreson që tregimi i saj të ndikojë në ngritjen e vetëdijes sa u përket fibroideve, që vlerësohet se prekin një në tri femra. 

(Kosova Sot)