Mustafa merr përkrahje nga Abruzzini për zhvillimin ekonomik

  • 28 September 2016 - 20:53
Mustafa merr përkrahje nga Abruzzini për zhvillimin ekonomik

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim një delegacion të kryesuar nga shefi ekzekutiv i Asociacionit Evropian të Odave të Tregtisë dhe Industrisë, EUROCHAMBRES, Arnaldo Abruzzini.

“Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, të Maqedonisë dhe të Serbisë, Mustafa i njoftoi për progresin e arritur në Kosovë në zhvillimin ekonomik dhe prioritetet e mëtejme të Qeverisë”, thuhet në një komunikatë për media.

Mustafa theksoi rëndësinë prioritare që Qeveria e Kosovës i kushton zhvillimit ekonomik si dhe bashkëpunimit ekonomik rajonal, në këtë aspekt.

Në anën tjetër, Abruzzini vlerësoi progresin e arritur në Kosovë si dhe qasjen prioritare të Qeverisë së Kosovës në këtë kuadër, duke ofruar përkrahjen e këtij asociacioni evropian për Kosovën.

(Kosova Sot)