Kapen në flagrancë duke prerë pyllin, arrestohen 4 persona në Mushtisht

  • 28 September 2016 - 21:06
Kapen në flagrancë duke prerë pyllin, arrestohen 4 persona në Mushtisht

Policia e rajonit të Prizrenit ka njoftuar se janë arrestuar katër persona të dyshuar që janë zënë me 27 shtator duke prerë druj në vendin e quajtur “Muqurishte”, të fshatit Mushtisht, komuna e Suharekës.


Policia bën të ditur se të dyshuarit janë intervistuar në polici dhe më pas është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit policor, ndërkaq drutë dhe mjetet bartëse janë sekuestruar.