Gecaj “kërcënon” Shpend Ahmetin: Po sikur të jetë ky vetëm fillimi!

  • 28 September 2016 - 22:04
Gecaj “kërcënon” Shpend Ahmetin: Po sikur të jetë ky vetëm fillimi!

Këshilltari i Isa Mustafës, Bajram Gecaj ka reaguar ndaj deklaratave të Shpend Ahmetit, i cili tha se banorët e banesave të banesave në Dardani ia kanë frikësuar edhe familjen. Gecaj në një shënim në Facebook I ka thënë Ahmetit, se cka nëse ky është vetëm fillimi.

Shënimi i plotë:

“Lirak Çelaj ka plotësisht të drejtë kur konstaton se Shpend Ahmeti ra në gropën e vet dhe se protesta tek shtëpia e tij private është mënyra të cilën e filluan ata vetë, pra janë metodat “autoktone” të Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes (LAV).

“Të gjithë pamë e dëgjuam si ishte nevrikosur i pari i Prishtinës deri në masën e ofendimit të grave e fëmijëve protestues para shtëpisë së tij. A e ka dikush idenë se si do të reagonte ky “trim” sikur ato gra ti hidhnin ve, sprej, gaz lotsjellës, koktej molotovi, t’ia vënin flaken veturës së gruas së tij, e shumë e shumë nga metodat tjera të dhunës të cilat i kanë ushtruar Brigadat e tyre të Kuqe? Po sikur ky të jetë vetëm fillimi”

(Kosova Sot)