Spasovski-Goldstein: Nuk duhet të lejohet keqpërdorimi i resurseve të MPB gjatë zgjedhjeve

  • 28 September 2016 - 22:24
Spasovski-Goldstein: Nuk duhet të lejohet keqpërdorimi i resurseve të MPB gjatë zgjedhjeve

Ministri për punë të brendshme, Oliver Spasovski, sot është takuar me Jeff Goldstein, zëvendës-shefin e Misionit të OSBE në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dy bashkëbiseduesit kanë biseduar për domosdoshmërinë që në Republikën e Maqedonisë të organizohen zgjedhje të drejta dhe demokratike, me ç’rast ministri Spasovski ka potencuar që MPB do të vihet tërësisht në funksion të kësaj.

„Spasovski tha se nuk do të lejojë që MPB të keqpërdoret as përmes shfrytëzimit të burimeve njerëzore, e as atyre teknike, siç ishte rast në zgjedhjet e mëparshme. Zëvendës-shefi i Misionit të OSBE në Shkup, Jeff Goldstein u pajtua se nuk duhet të ketë asnjë keqpërdorim të resurseve të MPB dhe ofroi ndihmë nëse do të ketë nevojë”, thuhet në njoftimin e MPB.

Në takim është biseduar edhe për luftën kundër terrorizmit dhe është theksuar nevoja për bashkëpunim të zmadhuar regjional policor, si dhe nevoja për gjetje të metodologjisë efikase për integrimin e sërishëm dhe socializimin e luftëtarëve të kthyer nga zonat e konfliktit.

(Kosova Sot)