Fidan Mustafa: PD zgjodhi kryetarin dhe strukturat e reja

  • 28 September 2016 - 22:45
Fidan Mustafa: PD zgjodhi kryetarin dhe strukturat e reja

Deri sa Ferid Agani po e mohon të jetë shkarkuar nga pozita e kryetarit të Partisë së Drejtësisë, i thirrur në emër të Sekretarin të kësaj partie, Fidan Mustafa ka thënë se është zgjedhur kryetari i ri dhe strukturat e reja.

Në komunikatën për media thuhet se kryetar është zgjedhur Sylejman Çerkezi, kurse Agani në një prononcim  ka thënë se sot është mbajtur një tubim nga individë të cilët ndoshta edhe duan të formojnë parti të re.

Lexoni komunikatën e plotë:

PD zgjodhi kryetarin dhe strukturat e reja

Partia e Drejtësisë, më 28 shtator 2016, mbajti Kuvendin e Jashtëzakonshëm, në të cilin morën pjesë 112 delegatë, të cilët në mënyrë unanime votuan për shkarkimin e kryetarit të deritanishëm, Ferid Agani.

Po ashtu me 110 vota pro dhe dy kundër Kryetar i ri u zgjodh Sylejman Çerkezi, ndërsa u zgjodhën edhe organet tjera të partisë, si kryesia, Këshilli Drejtues, nënkryetarët dhe Sekretari i Përgjithshëm.

Kundër kandidat i Çerkezit ishte Avni Tafili, i cili në momentet e fundit u tërhoq nga gara.

Në Kuvend morën pjesë përfaqësuesit e 21 nga 24 degë sa ka gjithsej partia, ndërsa ishin të pranishëm 16 kryetarë të degëve.

Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Partisë së Drejtësisë u monitorua edhe nga përfaqësues të Komisionit Qendror Zgjedhor, si dhe mediet.

Kryetari i sapo zgjedhur z. Sylejman Çerkezi deklaroj se: Prioriteti ynë është unifikimi i spektrit politik të programeve konservatore në Kosovë,  si dhe artikulimit më përmbajtësor të peogramit të Partisë së Drejtësisë.

Me respekt,

Fidan Mustafa

Sekretar i Përgjithshëm i PD –së

(Kosova Sot)