Riformatimi, kafshatë e zorshme

  • 29 September 2016 - 07:45
Riformatimi, kafshatë e zorshme

LDK-në po e dirigjon PDK-ja .

Përfaqësues të opozitës vlerësojnë se zgjidhja më e mirë në këtë situatë është formimi i një qeverie të re,raporton Gazeta Kosova Sot

Tema e riformatimit të Qeverisë është bërë shumë aktuale, si rezultat i presionit të pandërprerë nga faktori ndërkombëtar kundrejt partnerëve të koalicionit qeverisës, por akoma nuk ka ndonjë lëvizje konkrete në këtë drejtim. Një pikëpyetje e madhe, e cila shtrohet tani, ka të bëjë me faktin nëse do të jetë i gatshëm koalicioni qeverisës, respektivisht kryeministri Mustafa, që ta vlerësojë seriozisht performancën e ministrive dhe të bëjë ndryshime edhe të ministrave që kanë dështuar deri më tani, për të cilat ka një vlerësim dhe perceptim negativ edhe në opinionin publik. Në këtë pyetje Qeveria e Kosovës dje nuk ka qenë e gatshme të japë asnjë përgjigje. Fakti që Qeveria po ka hezitime të deklarohet nga opozita dhe analistët konsiderohet si mungesë guximi për veprim nga kryeministri, që ta vlerësojë punën e kabinetit të tij, që kinse e udhëheq, prandaj edhe më parë mund të shkohet në zgjedhje të reja sesa të niset një proces i diferencimit dhe ndryshimit në kabinetin qeveritar. Deputeti Rexhep Selimi, nga subjekti më i madh politik në opozitë, Lëvizja 'Vetëvendosje', thotë se zgjidhja e vetme e ndryshimeve në favor të përmirësimit të qeverisjes në vend është largimi i shpejtë i kësaj përbërje qeveritare."Sikur ta bënte një gjë të tillë kryeministri, do të duhej të fillonte që nga vetvetja", ka thënë ai

Opozita kërkon zgjedhje të reja Deputetja Teuta Haxhiu, nga AAK-ja, nuk pret që kjo qeveri ta çojë mandatin deri në fund. "Asnjë lloj ndryshimi në këtë kabinet qeveritar nuk i sjell ndonjë të mirë këtij vendi, vetëm mund të jetë një përpjekje për mashtrim të qytetarëve dhe blerje kohe, duke dhënë shpresa të rrejshme, premtime të parealizueshme. Përfundimisht po shihet që kjo qeveri nuk mund të përmirësohet, as të riparohet me ndryshime të ndonjë individi, që nuk është hiq më shumë se një përpjekje për mashtrim me ndryshime kozmetike", ka potencuar ajo. "Ne e kemi thëne dhe vazhdojmë të themi se e vetmja rrugë për shpë- timin e vendit nga rreziku i thellimit të qeverisjes së keqe është që kjo qeveri të shkojë sa më shpejt nga pushteti. Shpëtimi është në zgjedhje të reja dhe nga zgjedhjet e reja të dalë një qeveri e përgjegjshme, e konfirmuar me votën e qytetarëve, e cila me projekt të ri dhe të bazuar në nevojat konkrete të evidentuara me dështimin e qeverisjes aktuale në fushat kryesore të jetës t'i qaset projektit serioz të zhvillimit të vendit. Nevoja për ndryshime rrënjë- sore po imponohet, pasi që po shihet qartë se kjo qeveri e ka humbur krejtë- sisht rrugën dhe mundësinë e ofrimit të perspektivës për qytetarin", vijoi më tej Haxhiu."Ne nuk mund të harrojmë që dështimi më i madh i kësaj qeverie është në planin nacional, të ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit të shtetit, i cili po rrezikohet me këto dy marrëveshjet e fundit, që janë të dëmshme për Kosovën", tha deputetja Teuta Haxhiu, nga AAK-ja, për "Kosova Sot".(Më gjersisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës Kosova Sot)

(Kosova Sot)