Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut rikujton mankthin e Hillarit, përmend “dashnoren" e Bill Clinton

  • 29 September 2016 - 09:39
Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut rikujton mankthin e Hillarit, përmend “dashnoren

Rezultatet  e debatit presidencial duket se nuk janë  pritur aspak mirë  nga një  prej miqve më të mirë  të  Donald Trump, Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudi Giuliani  Ai ka reaguar duke sulmuar familjen Clinton dhe duke i rikujtuar Bill Clinton skandalin seksual me Monica Lewinsky.

“Donald Trump është një njeri i ndershëm dhe është shumë xhentëlmen për të sulmuar me ngjarje të tilla. Nëse do të isha në vend të Trump, në debatin përballë Hillary Clinton, nuk do rrija pa i përmendur Monica Lewinsky-n, dashnoren e Bill Clinton”, tha Giuliani.

Giuliani vijoi sulmin e tij duke thënë se Bill Clinton turpëroi SHBA-në me atë që bëri në Zyrën Ovale.

“Bill bëri qejf me të sa deshi dhe më pas tha se ajo ishte person me të meta mendore, kur në fakt Monica ishte asistentja e tij”, tha ish-kryebashkiaku.

“Më e keqja nuk është se ai kreu seks me atë, por më pas edhe e sulmoi dhe denigroi rëndë”, tha ai.

(Kosova Sot)