Renzi paralajmëron britanikët mos të kërkojnë shumë të drejta

  • 29 September 2016 - 10:03
Renzi paralajmëron britanikët mos të kërkojnë shumë të drejta

Do të jetë e “pamundur” që bisedimet për Brexit të rezultojnë me një marrëveshje që do ti jepte britanikëve më shumë të drejta se të tjerët jashtë BE-së, ka thënë Kryeministri italian për “BBC”.

Matteo Renzi paralajmëroi se largimi nga BE-ja do të ishte një “proces shumë i vështirë”, – por problemet mund të zgjidhen vetëm pasi Britania e Madhe të  ketë  filluar procedurat e daljes.

Ai tha se votimi për Brexit ishte “një vendim i keq”, por duhet të respektohet.

Renzi tha se ai kishte qenë i shokuar dhe i pikëlluar nga rezultati I referendumit të BE-së, por i përsëriti Tereza May kushtin se “Brexit është Brexit”, duke thënë se demokracia duhet të respektohet.

Ai shtoi gjithashtu  ishte i gatshëm që të punonte me Kryeministren e Britanisë, për të ndërtuar “aleancën më të mirë” midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së.

(Kosova Sot)