Ekskluzive:Qeveria nuk i bëri votat për Ligjin për investime , licencën e kompanisë së gjeneralit Clark dhe të Sharr Cemit

  • 29 September 2016 - 12:07
Ekskluzive:Qeveria nuk i bëri votat për Ligjin për investime , licencën e kompanisë së gjeneralit Clark dhe të Sharr Cemit

Edhe pse me shumë vështirësi u rimblodhën në seancën e Kuvendit deputetët, për shkak të punimeve në një Komision, kryetari I grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, tërhoqi nga rendi I ditës tre pika të rendit të ditës, duke filluar nga votimi i Projektligjit për investimet strategjike në Republikën e Kosovës, si dhe Shqyrtimi i Propozimi-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 05/106, datë 25.08.2016, me të cilin konsiderohet interesi publik nga lëshimi i licencës për Projektin e Kompanisë Envidity Energy Kosova LLC, dhe shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 06/106, datë 25.08.2016, me të cilin konstatohet interesi publik për lëshimin e licencës për hulumtim për Projektin e Kompanisë Sharr Cem dhe Titan Amerika.

Burime qeveritare qysh në mëngjes kishin paralajmëruar se këto 3 pika do të tërhiqen,pasi që koalicioni qeveritar nuk I ka votat, raporton Kosova Sot Online. (Kosova Sot)