Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni nuk ka përgjigje konkrete për tabelat

  • 29 September 2016 - 12:12
Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni nuk ka përgjigje konkrete për tabelat

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës,  Skender Hyseni gjatë shtrimit të pyetjeve parlamentare ka vendosur që të përgjigjet në lidhje me mungesën e pajisjes me targa të Kosovës.

“Dy herë është shpallur tender për pajisje të qendrave të regjistrimit të automjeteve në Kosovë me tabela. Kjo është hera e dytë dhe natyrisht që një proces tenderues i stërzgjatur”, ka thënë Hyseni.

Ndërsa sipas tij kjo është duke ndodhur për shkak të ankesave që kanë bërë në vendimin e komisionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme disa kompani tenderuese.

“Është afati i fundit këto 12 ditë ku do të duhej që organi shqyrtues i prokurorimit të përngutej në procesin e trajtimi të ankesave të kompanive ankuese”, ka shtuar Hyseni, `Gjithashtu sipas tij Ministra e Punëve të Brendshme ka kohë që ka kryer pjesën e punës së vet në këtë çështje.

“Është organi shqyrtues i punës të vlerësojë nëse ajo punë është përmbyllë në pajtim me ligjin apo ka pas çfarëdo mos-rregulle në të”, ka thënë Hyseni.

Sipas tij  duhet që procesi i tenderimit të jetë në pajtim me ligjin.

(Kosova Sot)