Dënohet me 2.4 vite burg prokurori për korrupsion

  • 29 September 2016 - 13:32
Dënohet me 2.4 vite burg prokurori për korrupsion

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur që të dënojë me 2 vite e 4 muaj burg për ish-prokurorin Haxhi Giu, i cili akuzohet për marrje ryshfeti.

Vendimi është dhënë nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e cila ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Giu u arrestua nga policia pasi akuzohet se mori një shumë parash prej 29 mijë eurosh me qëllim ndryshimin e akuzës për një të arrestuar.

(Kosova Sot)