Vdes arkitekti Gazmend Bunjaku

  • 29 September 2016 - 13:46
Vdes arkitekti Gazmend Bunjaku

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës ka njoftuar se arkitekti Gazmend (Abdyl) Bunjaku ka ndërruar jetë.

Pas këtij njoftimi, shumë familjarë, miq e dashamirë të Bunjakut kanë shkruar mesazhe prekëse në facebook.

Varrimi i Gazmend (Abdyl) Bunjakut do të bëhet sot, në varrezat e Prishtinës, në orën 16:00.

(Kosova Sot)