Gjatë 24 orëve një i vdekur dhe 21 të lënduar

  • 29 September 2016 - 13:50
Gjatë 24 orëve një i vdekur dhe 21 të lënduar

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Kosovës ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale, 21 me persona të lënduar dhe 30 të tjera me dëme materiale,

Ndërsa policia rrugore ndaj të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që kanë thyer rregullat e trafikut ka shqiptuar 792 gjoba kundërvajtëse.

Aksidentet dhe gjobat janë shqiptuar në të gjitha rajonet e Kosovës.

(Kosova Sot)