Shala: Është koha e fundit ti themi stop marrëveshjeve të dëmshme

  • 29 September 2016 - 14:44
Shala: Është koha e fundit ti themi stop marrëveshjeve të dëmshme

Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala thotë se sikur cdo marrëveshje deri më tani e arritur në Bruksel edhe kjo marrëveshje për kodin telefonik e ka përcjellë e njëjta gjendje, e dëmshme për Kosovën dhe aspak transparente.

Këto negociata në Bruksel, sipas tij, po i kontribuojnë humbjes se sovranitetit të vendit.
“Marrja e kodit telefonike +383 ne pronësi te Serbisë dhe dhenja ne shfrytëzim për Kosovën, praktikisht terë industrinë telefonike po e kthen ne pronësi te Serbisë sepse tani edhe dy operatoret mobil  do ta shfrytëzojnë ketë kode dhe ne mënyre indirekte do të jene në prone të Serbisë shto kësaj mundësia e operimit edhe te një operatori tjetër po nga Serbia”, ka thënë Shala në seancën e sotme plenare.
Më këtë marrëveshje, sipas tij, po dëmtohet sovraniteti i vendit.


“Këto negociata ne Bruksel vazhdimisht po I kontribuojnë humbjes se sovranitetit te vendit ton dhe është moment I fundit qe ti thuhet stop këtyre marrëveshjeve sepse po futemi me një rruge pa kthim dhe me plote rreziqe per te ardhmen”, ka theksuar Shala.

(Kosova Sot)