Vritet një tjetër afro-amerikan në Amerikë

  • 29 September 2016 - 14:52
Vritet një tjetër afro-amerikan në Amerikë

Një polic amerikan ka qëlluar për vdekje afro-amerikanin 38 vjeçar, Alfred Okwer Olango, i cili në dorë mbante cigare elektronike.

Policët kishin shtënë në të para se të konfirmojnë se çfarë është duke nxjerrë nga xhepi i tij, raporton AA.

Më vonë është konstatuar se bëhet fjalë për cigare elektronike, gjë e cila ka shkaktuar mllef dhe protesta në San Diego, ku të pranishmit kërkuan nisjen e një hetimi federal për zbardhjen e rastit.

Aktivistët kanë publikuar një video ku shfaqet momenti kur policia qëllon burrin afro-amerikan.

(Kosova Sot)