Kocijançiç: BE-ja dhe partnerët e vëzhgojnë Maqedoninë

  • 29 September 2016 - 15:16
Kocijançiç: BE-ja dhe partnerët e vëzhgojnë Maqedoninë

Bashkimi Evropian dhe partnerët e tij, janë duke i përcjellur me vëmendje zhvillimet në Maqedoni dhe presin që të gjithë forcat politike në vend të përqëndrohen në sigurimin e një procesi të besueshëm zgjedhor për më 11 dhjetor.

Kjo porosi vjen nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, duke deklaruar për agjencinë e lajmeve AIM se ”KE-ja vazhdimisht thekson se të gjitha kushtet e nevojshme për zgjedhje të besueshme duhet patjetër të respektohen në periudhën kyçe të zgjedhjeve.”

(Kosova Sot)