Berisha-Ramës: Gajasu, të ka blerë mafia, të ka futur hurin nga pas, siç e ke pasion

  • 29 September 2016 - 16:47
Berisha-Ramës: Gajasu, të ka blerë mafia, të ka futur hurin nga pas, siç e ke pasion

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama se ka gënjyer shqiptarët me ligjin për mbetjet.

“Një fjalë e urtë thotë “kush gënjen të fshijë buzët, se ngelet në to”. Dhe ti fole për plehrat, e në plehrat përfshihet dhe haleja. Ndaj fshiji buzët se i ke plot me to, me këto që u the shqiptarëve”, tha Berisha.

Më tej, Berisha deklaroi: “Kur shqiptarët përballen me probleme të rënda të jetesës, ai i jep drogë dhe plehra. Më 3 tetor 2013 deklaroi se kurrë nuk do i tradhtonte shqiptarët dhe se nuk do të bënte asgjë që do cenonte jetën e tyre. Më pas, ka thënë se “të thuash dua plehra nga jashtë është tradhtia më e madhe kombëtare kur vendi ka tonelata plehra rrugëve”.

Si ka mundësi që ky njeri që e quante akt tradhtar ligjin për plehrat, e kapërdin sot? Mundësia është vetëm një: 4 milionë euro ryshfet dhe kjo është vetëm dora e parë. Gajasu ti, qesh ti, të ka dehur mafia. Kur të fut hurin mbrapa mafia bën këtë që bën ti, hurin e ka pasion ai”, tha Berisha.

(Kosova Sot)