Ende s'dihen shkaqet që e shtyen 34 vjeçaren të hidhet nga ndërtesa në 'Dardani'

  • 29 September 2016 - 16:53
Ende s'dihen shkaqet që e shtyen 34 vjeçaren të hidhet nga ndërtesa në 'Dardani'

Policia e Kosovës as sot nuk ka zbuluar shkaqet që çuan në vdekjen e 34-vjeçares Fylloretë Hykolli, e cila u hodh dje nga kati i 12’të i një ndërtese në lagjen “Dardania” të Prishtinës.

PK-ja konfirmon se viktima ka ndërruar jetë menjëherë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Dardani, Prishtinë 28.09.2016-10:00. Raportohet se viktima femër K-Shqiptare për shkaqe të panjohura është hedhur nga kati i 12-të i ndërtesës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor.

(Kosova Sot)