Marilyn Monroe kishte aferë edhe me Bobby Kennedy-n

  • 29 September 2016 - 18:32
Marilyn Monroe kishte aferë edhe me Bobby Kennedy-n

Jean: 'Kuptoje se ti dhe Bobby jeni një simbol i ri"

Për më shumë se gjysmë shekulli, në Hollivud kanë qarkulluar thashethemet se Marilyn Monroe kishte një lidhje romantike me Bobby Kennedy-n. Tani është zbuluar një letër, e shkruar në fillim të viteve '60 të shekullit të kaluar, nga Jean Kennedy Smith, motra e presidentit John F. Kennedy dhe e Robert F. Kennedy-së, e cila me gjasë ofron treguesin më të qartë se çifti në fjalë me të vërtetë kanë qenë së bashku. Në një letër shkruar aktores, Jean thotë: 'Kuptoje se ti dhe Bobby jeni një simbol i ri! Që të gjithë ne mendojmë se ju duhet të vini me të, kur ai të kthehet në Lindje'! Thashethemet rreth lidhjes së tyre filluan pasi ishin parë së bashku në disa evente, por deri më tani nuk kishte asnjë dëshmi konkrete, për ta konfirmuar këtë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Pagesat e bëra për pastruesin e xhamave

Dëshmitarët, që kishin qenë të pranishëm me rastin e festimit të ditëlindjes së 40-të të JFK-së, thonë se aktorja këndoi këngën 'Happy Birthday' dhe i vardisej Bobby-t edhe në prani të gruas së tij, Ethel. "Ajo faktikisht e mbështeti atë për muri dhe e zuri në kurth", thoshte dikur anketëbërësi, Lou Harris. 'Ethel u neverit tepër shumë. Pasi u kthye në shtëpi, deklaroi: "Kjo ishte gjëja më e neveritshme që kam parë ndonjëherë në jetë". Kjo letër e rëndësishme do të nxirret në ankand, bashkë me gjësendet e tjera personale të Monroe-s, në Beverlli Hills të Kalifornisë më 17 nëntor. 'Gjithmonë ka pasur spekulime rreth marrëdhënies së saj me pjesëtarët e familjes Kennedy dhe kjo tregon që me të vërtetë ka pasur lidhje midis Robert Kennedy-së dhe Marilyn Monroe-s', thotë Martin Nolan, drejtor ekzekutiv i "Julien Auctions", i cili do ta bëjë shitjen. 

Prapa kamerave, ajo kishte probleme me drogë dhe me depresion

Në mesin e gjësendeve të çuditshme janë edhe një faturë e një shisheje me shampanjë, kontrata e saj e vitit 1947 me kompaninë "Twentieth Century Fox". Libri i saj final i çeqeve tregon pagesat e bëra për pastruesin e xhamave, për shërbë- toren e saj dhe për kompaninë telefonike. 'Marilyn mbante çdo gjë. Ajo ishte grumbulluese e gjërave', thotë Nolan. "Ajo blinte një kile gjalpë, një shishe tonik dhe e ruante faturën. Kjo është e pabesueshme. Kemi një palë sandalesh me rripa, të cilat ajo i kishte mbathur kur ishte e njohur si Norma Jean, me gjasë në vitin 1943 -1945. Pa marrë parasysh sa e pasur u bë ajo, dhe sa e famshme, ajo i mbajti ato sandale'. Monroe, e cila po të ishte gjallë, sivjet do t'i kishte mbushur të 90-tat, pjesën më të madhe të fëmijërisë së saj në familje të huaja mbikëqyrëse dhe në një jetimore. Prapa kamerave ajo kishte probleme me drogë dhe me depresion. Vdiq nga mbidoza e barbiturateve. Disa gjësende që do të nxirren në ankand kurrë nuk janë parë në publik më parë. Ato përfshijnë botimet e para, të lidhura me dorë, të vitit 1957, të shfaqjeve të burrit të saj të tretë, Miller, të cilat ai ia kishte përkushtuar Monroes.

(Kosova Sot)