Vajza që shet virgjërinë nis me çmimin fillestar 150 mijë euro

  • 29 September 2016 - 19:30
Vajza që shet virgjërinë nis me çmimin fillestar 150 mijë euro

DËSHIRON T'I FINANCOJË STUDIMET JASHTË VENDIT, POR NUK KA PARA

"Dua të jem një femër e pavarur dhe mund të bëj çka të dua"

Ofertuesit madje mund të flenë me dy vajza të virgjëra brenda një nate, nëse ofrojnë mjaftueshëm sa për ta "blerë" edhe trupin e shoqes së ngushtë të studentes

Një ueb-faqe e femrave që punojnë si eskorte ka publikuar shpalljen e një vajze që e shet virgjërinë e saj, për të qenë në gjendje që t'i financojë studimet universitare jashtë vendit. Në reklamë shihen fotografitë e njëzetvjeçares Ariana, e cila thotë që po e shet trupin e saj në mënyrë që të mund të studiojë për mjekësi në një vend tjetër. E, virgjëria e saj nuk vjen me një çmim të ultë, pasi oferta fillon nga 150,000 euro. Ofertuesit madje mund të flenë me dy vajza të virgjëra brenda një nate, nëse ofrojnë mjaftueshëm sa për ta "blerë" edhe trupin e shoqes së ngushtë të studentes, transmeton gazeta Kosova Sot.

"Dua të çlirohem nga barra financiare"

Ariana ka thënë: "Shumë studentë ballafaqohen me probleme të ndryshme për shkak se duhet të punojnë shumë për t'i mbuluar shpenzimet e shkollimit. Dua të shkoj jashtë vendit për të studiuar mjekësi. Faturat e universitetit do të jenë shumë të larta, siç do të jetë edhe qiraja e banimit. E kuptoj që të studiosh jashtë vendit është një gjë e vështirë, andaj dua të çlirohem nga barra financiare dhe të fokusohem vetëm në studime". Ariana nuk mendon që oferta e saj është e gabuar në aspektin e etikës. "Kjo është mënyra më e lehtë për të fituar para brenda një kohe të shkurtër", ka thënë ajo. Kritikët mendojnë që veprimet e saj do të nxisin reagimin e femrave të cilat luftojnë për barazi, megjithatë Ariana ka një përgjigje edhe për këta zëra. "Edhe unë dua të jem një femër e pavarur dhe mund të bëj çka të dua. Më besoni, kam menduar gjatë deri sa e kam marrë këtë vendim. Jam munduar gjatë ta gjej personin e duhur, mirëpo nuk kam mundur. Andaj, pse duhet të pres më gjatë se kaq? Edhe, pse duhet t'ia jap virgjërinë dikujt që mund të ma thyej zemrën më vonë?". 

Ueb-faqja ofron mundësinë e blerjes së virgjërisë

Ajo më tutje ka thënë që i ka marrë parasysh edhe alternativat, mirëpo meqë prindërit e saj nuk janë të pasur dhe Rusia nuk ofron bursa për studime jashtë vendit, ajo ka mbetur pa ndonjë zgjedhje tjetër. Ajo më tutje ka treguar që prindërit nuk janë në dijeni të kësaj, megjithatë ka shtuar që në rast se e kuptojnë, ajo do t'ua shpjegojë në përpikëri. Ariana shpreson që ofertuesi më i lartë do të jetë një xhentëlmen, i cili di si ta trajtojë këtë situatë. Ajo gjithashtu thotë se ndoshta personi që do t'i afrohet do të kërkojë që ata të takohen më shpesh për marrëdhënie seksuale. Ata të cilët janë të interesuar për virgjërinë e Arianas në tavolinë e kanë edhe ofertën e shoqes së saj të ngushtë, Lolita-s, e cila gjithashtu po e shet virgjërinë 'online'. Ueb-faqja ofron mundësinë e blerjes së virgjërisë së Lolita-s si e vetme ose në kombinim me atë të Ariana-s. Në ueb-faqe shkruhet: "Kjo nënkupton që mund të ofertoni për 2 virgjëresha brenda një nate". Edhe virgjëria e Lolita-s, 21- vjeçare, fillon nga 150,000 euro. Arsyet pse Lolita po e shet virgjërinë e saj janë ende të panjohura.

(Kosova Sot)