Vidhen pyjet, policia arreston të dyshuarit

  • 29 September 2016 - 19:42
Vidhen pyjet, policia arreston të dyshuarit

Janë arrestuar katër persona të dyshuar në Mushtisht të Suharekës, pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke vjedhur drunj në parkun nacional.

Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19 e 30 minuta ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë.

Hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar në kuadër të stacionit policor në Suharekë.

(Kosova Sot)