Veterani i UÇK-së rrëfen se si u frynë listat! (Video)

  • 29 September 2016 - 20:29
Veterani i UÇK-së rrëfen se si u frynë listat! (Video)

Ishte rreth 15 vjeç kur iu bashkua luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, sot ndihet i turpëruar me atë që ndodhi pas luftës në emër të UÇK-së. Është ky Kushtrim Zeka nga fshati Pataqan i Rahovecit. Ai rrëfen ekskluzivisht se nga fshati i tij pjesë e luftës së UÇK-së ishin vetëm 5 veta, ndërsa tash me blerjen e statusit të veteranit në lista figurojnë rreth 100 persona.

Ai e fton publikisht prokurorinë që të merret me hetimin e rasteve ngase siç thotë ai, i dinë me emër e mbiemër personat që e blenë statusin e veteranit të luftës.

Zeka thotë se është padrejtësi që në listat e veteranëve u futen njerëz që kontribuuan me bukë e ujë dhe u bënë pjesë e listave të veteranëve e invalidëve të luftës.

 (Kosova Sot)