Dabiq vendi ku do të nisë lufta e tretë botërore, Amerikanet dhe turqit vetëm tre kilometra larg tij

  • 29 September 2016 - 21:08
Dabiq vendi ku do të nisë lufta e tretë botërore, Amerikanet dhe turqit vetëm tre kilometra larg tij

Sipas ideologjisë së shtrembëruar të ekstremistëve të ISIS, Dabig një qytet i vogël në veri të Alepo të Sirisë, do të jetë vendi i një përballje të madhe “apokaliptike mes ushtrive të pa pafeve", që do të rezultojë në rënien e qytetërimit botërorë, duke aluduar në nisjen e një përleshje të armatosur në mes ushtrive të Amerikës së bashku me ato turke kundër trupave ruse që janë në mbështetje të ushtrisë siriane, shkruan Sundy Express..

Ndërkaq trupat turke të mbështetura nga komandot amerikane ndodhen vetëm tre milje nga qyteti në fjalë.

ISIS pretendon se beteja do të shpërthejë në një fushë jashtë qytetit të vogël, e cila në vitin 2004 kishe të regjistruar një popullsi prej vetëm 3,000 njerëzve.

Xhihadistët besojnë se profeti “Muhamed” u shpreh se "Ora e fundit nuk do të vijë, derisa dy ushtri të pa feve të përballën në Dabig ose Al-A'maq".

Një nga themeluesit e ISIS, Abu Musab al-Zarqaëi, është cituar në revistën propagandistike të ISIS, të ketë thënë se: "Shkëndija ka qenë e ndezur këtu në Irak, dhe nxehtësia e tij do të vazhdojë të intensifikohet - me lejen e Allahut - deri sa ajo djeg ushtritë në Dabig dhe do të përhapet më gjërë"

Raportet në ditët e fundit thonë se zjarri i artilerisë turke ka goditur qytetin, një fshat verior të Aleppos, sugjerojnë se beteja në qytetin “apokaliptik” tani mund të ketë filluar.

Ndërkaq raportohet se ushtria amerikane ka dërguar disa tanke speciale që u rezistojnë rrezeve radioaktive berthamore njësive speciale të saj në Alepo. 

(Kosova Sot)