Rama - Fevziut: Mos më thuaj mua gënjeshtar, apo do të tregoj kush jam?! (Video)

  • 29 September 2016 - 21:59
Rama - Fevziut: Mos më thuaj mua gënjeshtar, apo do të tregoj kush jam?! (Video)

Intervista e kryeministrit Edi Rama në “Opinion” me gazetarin Blendi Fevziu nuk i ka shpëtuar toneve të larta.

Kreu i qeverisë ka ngritur zërin dhe i ka “treguar vendin” Fevziut, kur ky i fundit ju drejtua me fjalët gënjeshtar. Gazetari ju referua premtimeve të pambajtura të kryeministrit në lidhje me ligjin që lejon riciklimin e mbetjeve në Shqipëri, ku ndryshe nga sa ishte zotuar në opozitë, sot në qeveri Rama e votoi këtë ligj.

Rama: Nuk është faji yt që ti nuk kupton. Nuk mund të më thuash mua gënjen. S’ka asnjë gazetar në planet që e bën këtë. Aq më tepër të ftuarit tënd. Për më tepër s’po të kujton se kush jam unë që jam i ftuar këtu. Të lutem shumë të jemi seriozë në këtë bisedë

Fevziu: Premtimet e pa mbajtura çfarë janë zoti kryeministër

Rama: Nuk mund të më thuash mua gënjen, nuk ta lejoj këtë.

(Kosova Sot)