I shtyhet arresti shtëpiak Frashër Krasniqit (Dokument)

  • 29 September 2016 - 22:34
I shtyhet arresti shtëpiak Frashër Krasniqit (Dokument)

Zëdhënësi i LVV, Frashër Krasniqi, ka bërë të ditur se para pak minutash, saktësisht në orën 21:56, Policia e Kosovës ka ardhur në banesën ku banon ai dhe ja kanë sjellë vendimin për vazhdimin e arrestit shtëpiak edhe për 2 muaj të tjerë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Para pak minutash, saktësisht në orën 21:56, Policia e Kosovës erdhi në banesën ku banoj unë dhe ma sollën vendimin për vazhdimin e arrestit shtëpiak edhe për 2 muaj të tjerë! Ky vendim u shpall nga Policia para 2 ditësh, pra para se të marrë vendim Gjykata; u kumtua në medie nga Gjykata, para se të na kumtohet neve dhe avokatëve tanë, dhe m’u dorëzua mua vetëm pasi krejt kjo u bë skandal medial.

Tash e 10 ditë policia nuk kishte ardhur në banesën time për kontrollet rutinore. Pas emisionit të sotëm, rreth orës 22:00 të natës, u aktivizuan.

Kjo tregon që i gjithë rasti kundër 6 aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s është montim politik për efekte mediale dhe aspak proces profesional i bazuar në rregulla, ligje, fakte dhe prova.

dokument-frasher-krasniqi

(Kosova Sot)