Vetëvendosje reagon kundër largimit të punëtorëve nga KEDS-i

  • 30 September 2016 - 14:52
Vetëvendosje reagon kundër largimit të punëtorëve nga KEDS-i

Lëvizja Vetëvendosje, të premten ka mbajtur një konferencë për media, ku ka adresuar shqetësimet në lidhje me largimet e fundit të punëtorëve të KEDS-it.

Në këtë konferencë ka folur deputeti i kësaj lëvizjeje, Faton Topalli i cili ka fajësuar qeverinë e Kosovës ku sipas tij nuk po mbron interesat kolektive dhe interesat idiviuale të punësuarave në Kosovë. Ai ka e thënë se qeveria nuk po punon në mirëqenien e punëtorëve.

“Para dy ditësh Kompania Energjetike, “ KEDS” , ka larguar 95 punëtor nga puna në kundërshtim me ligjin e punës dhe në kundërshtim me marrëveshjen e shitjes së këtij aseti ekonomik të Kosovës, duke mos harruar që edhe në muajin Maj janë larguar nga KEDS-i 75 punëtor, ndërsa brenda vitit janë larguar 160 punëtor, duke bërë presione të ndryshme, pra i bie që nga ardhja e KEK-ut janë larguar 332 punëtor”, ka thënë Topalli.

Kurse në anën tjetër, Kryetari i Komitetit për Energjetik, Naim Hoxha, ka thënë që të sillesh me punëtor që kanë punuar në një ndërmarrje mbi 30 vite dhe të largohen me të vërtet është një absurd i kohës, në këtë moshë të kërkojnë punë në një vend ku nuk ka punë për të rinj është faktikisht një ekzekutim i tyre.

”Kjo situate është tejet alarmante  për të cilën i vegjël e i madhe të mblidhemi në një protestë dhe tu themi që në këtë mënyrë nuk duhet të sillet me njerëz, sepse KEDS-i nuk është në ndonjë humbje për ata njerëz. Kurse qeveria është duke mbrojtur interesat e veta, po të cilët nuk janë në gjendje ti mbrojnë qytetarët e tyre, dhe toleron KEDS-in të sillet në këtë mënyrë me qytetarët e vet”, ka thënë Hoxha.

Në këtë konferencë të pranishme ishin edhe disa gra të cilat gjenden në listën e të larguarve nga puna.

Ato kanë thënë që KEDS-i iu ka ndërprerë kontratat edhe pse kanë qenë me kontrata të përhershme të punës. Ato thonë që janë mbajtëse të familjes dhe shprehin shqetësimet që me këtë moshë nga t’ia mbajnë. Gjithashtu kanë paralajmëruar protesta nëse kjo çështje nuk do të zgjidhet.

(Kosova Sot)