Bllokohet kamioni afër magazinës së drogës në Mat

  • 30 September 2016 - 14:55
Bllokohet kamioni afër magazinës së drogës në Mat

Pas sekuestrimit të 3 tonë kanabis në Mat në një magazinë, policia ka bllokuar dhe një kamion që mendohet se do të shërbente për transportin e lëndës narkotike.

Kamioni ndodhej vetëm pak metra larg ndërtesës midis fshatit Rukaj dhe Prell, ndërsa policia ka shpallur në kërkim drejtuesin e mjetit.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën edhe përfaqësues të prokurorisë së Matit, të cilët po vijojnë hetimet.

Magazina me një sipërfaqe prej rreth 400 metra ishte ndërtuar kohët e fundit buzë një përroi e cila shërbente për tharjen e bimës narkotike. Policia ka shpallur në kërkim pronarin e saj Shpëtim Lika, ish-kryetar i PD-së në fshatin Rukaj 5 vjet më parë.

Po gjatë këtij aksioni policia asgjësoi edhe 4 parcela me kanabis.

(Kosova Sot)