Peres ndaloi Netanyahun të sulmonte Iranin?

  • 30 September 2016 - 14:58
Peres ndaloi Netanyahun të sulmonte Iranin?

Autoritetet izraelite ishin duke përgatitur një sulm kundër Iranit, me frikën se ky i fundit ishte në rrugën e prodhimit të bombës bërthamore, por Shimon Peres beson se i prishi këto plane, njoftoi sot gazeta izraelite ”The Jerusalem Post”.

“E ndalova Netanyahun nga sulmi kundër Iranit”, i ka deklaruar Peres kësaj gazete në vitin 2014.

”Peres i kërkoi gazetarit që po e intervistonte që ta publikonte këtë fjali pas vdekjes”, shton gazeta.

Qeveria izraelite e drejtuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu ka kundërshtuar prej kohësh përpjekjet e presidentit amerikan, Barack Obama për arritjen e një marrëveshjeje lidhur me programin bërthamor të Teheranit.

Edhe pas arritjes së marrëveshjes, Ministria izraelite e Mbrojtjes e krahasoi atë me Marrëveshjen e Mynihut mes fuqive evropiane dhe nazistëve, në vitin 1938.

(Kosova Sot)