Nesër përurohet Kulla Muze e vëllezërve Gërvalla

  • 30 September 2016 - 15:16
Nesër përurohet Kulla Muze e vëllezërve Gërvalla

Nesër, më 1 tetor, në Dubovik të Deçanit do të bëhet përurimi i Kullës Muze të Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Odës së Nënës Ajshe. Manifestimi do të zhvillohet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, ndërsa fillon në orën 13.

Sipas programit të paraparë për këtë rast, në orën 12 e 30 minuta do të bëhen homazhe në Kompleksin e varrezave në Dubovik.

(Kosova Sot)