Nehat Thaçi kthehet në Nish

  • 30 September 2016 - 17:06
Nehat Thaçi kthehet në Nish

Prokuroria Speciale në Beograd ka vendosur që çështjen e drejtorit të Policisë së Kosovës Nehat Thaçi, ta rikthejë në kompetencë të gjykatës dhe prokurorisë së Nishit.

Zëdhënësi i prokurorisë Vlladimir Stojanoviq, ka thënë se vendimi është marrë sot dhe Thaçi është ridërguar në Nish ku pritet që deri në orën 8 të mbrëmjes të merret një vendim rreth masave ndaj tij.

Thaçi është arrestuar të enjten nën dyshimin për terrorizëm.

(Kosova Sot)