Gjuriq pas dështimi të kodit telefonik: Nuk pranojmë shantazhe

  • 30 September 2016 - 18:18
Gjuriq pas dështimi të kodit telefonik: Nuk pranojmë shantazhe

Menjëherë pas përfundimit të takimit të sotëm në vazhdën e bisedimeve Prishtinë Beograd dhe mos-arritjes së marrëveshjes në lidhje me kodin telefonik të Kosovës, është Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën Marko Gjuriq i cili ka reaguar.

Gjuriq ka thënë se Beogradi dhe Prishtina nuk kanë arritur të bien dakord për zbatimin e marrëveshjes për telekomunikacionin dhe se Beogradi nuk ka rënë dakord për të krijuar një “enklavë të telekomunikacionit” për serbët.

Ai ka shtuar s kjo nuk mund të arrihet me gjuhën e shantazhit.

“Delegacioni i Beogradit nuk e ka pranuar krijimin e pasurisë që pasuritë tona të jenë paraqitur si pronë e Postës dhe Telekomit të Kosovës”, ka thënë Gjuriq

(Kosova Sot)