Hoti: Buxheti do të mjaftojë nëse reformohet skema e veteranëve, përndryshe ska para

  • 30 September 2016 - 18:24
Hoti: Buxheti do të mjaftojë nëse reformohet skema e veteranëve, përndryshe ska para

Ministri i Financave Avdullah Hoti në konferencën e sotme për media me rastin e përfundimit të vizitës së delegacionit të  Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Jacques Miniane ka shprehur se janë ndarë 50 milionë euro nga buxheti për pagesat e veteranëve por nëse nuk reformohet skema e veteranëve këto nuk mjaftojnë.

“Por, megjithatë ekziston një çështje madhore e hapur për Buxhetin e vitit 2017 . i kemi ndar 50 milionë euro për Skemën e veteranëve të luftës dhe invalidëve të luftës, 50 milionë euro janë më shumë se që kemi menduar që është ideale, por mendoj se 50 milionë euro janë të qëndrueshme, besojmë që mund ti akomodoj Buxheti ato. Por, realiteti është se nëse Skema e veteranëve të luftës dhe invalidëve të luftës nuk reformohet, nëse kjo Skemë nuk reformohet atëherë shpenzimi për këtë kategori do të jetë më i madh sesa 50 milionë.” tha Hoti.

Ai tha se ky buxhet kushtëzohet me një reformë duke shtuar “ Varët nga një reformë dhe ne presim që kjo Skemë të reformohet për 3 arsye:  Së pari për të mirën e Buxhetit dhe për të mirën e qëndrueshmërisë fiskale, pa reformë të tillë do të shpenzohen 100 milionë euro në këto Skema dhe deficitet do të rriten dhe do të dalin nga kontrolli ynë. Do të mund të përfundojmë me deficit prej 150 milionë euro për vitin e ardhshëm dhe kjo nuk do të mund të jetë e qëndrueshme dhe as e  dëshirueshme. Arsyeja e dytë është që se mendojmë se vendi, shteti i Kosovës nuk do të duhej të paguante 100 milionë euro në vit për 30 vitet e ardhshme për të siguruar që të rinjtë nuk punojnë, ose që të rinjtë të punojnë në ekonominë nën hije, joformale dhe të marrin para publike. Dhe ne mendojmë që ky nuk është shpenzim i parasë publike. Kështu që për të mirën e Buxhetit dhe për të mirën e vendit, ne shpresojmë që këto skema do të reformohen.

(Kosova Sot)