Mjeku ruso-hebre që bënte trafik organesh është arrestuar në Turqi, jo në Tiranë

  • 30 September 2016 - 18:44
Mjeku ruso-hebre që bënte trafik organesh është arrestuar në Turqi, jo në Tiranë

Një mjek rus-izraelit, Boris Volfman për të cilin “Rai” italian shkroi ditën e sotme se është arrestuar në Shqipëri, në fakt rezulton i arrestuar në Turqi në dhjetor të vitit të kaluar.

Volfman, që ka pasaportë izraelite dhe ruse, akuzohet për trafik organesh në Turqi. Ai është arrestuar më 4 dhjetor të vitit 2015 atje, pasi është përfshirë në një skandal të trafikut të organeve.

Së fundmi, Volfman rekrutonte refugjatë sirianë në Turqi dhe u kërkonte organe në këmbim të ndihmës për azil në vendet e BE-së.

Gjithashtu, Volfman dyshohet se ka lidhje edhe me një klinikë në Shqipëri, të një mjeku tjetër rus llogaritë e të cilit janë bllokuar nga Prokuroria.

Volfman kërkohet në disa vende të BE-së për të njëjtën akuzë. Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në një klinikë tjetër në Kosovë.

(Kosova Sot)