Lefterie Luzi sërish në garë për kryetare, ja 5 kandidatët që kërkojnë drejtimin e KQZ-së

  • 30 September 2016 - 19:35
Lefterie Luzi sërish në garë për kryetare, ja 5 kandidatët që kërkojnë drejtimin e KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, institucioni i vetëm i adminsitrimit të zgjedhjeve në Shqipëri do të ketë një kryetar të ri në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Mandati i kryetares aktuale, Lefterie Luzi ka përfunduar.

 Lefterie Luzi do të rikandidojë sërish për postin e kryetares, ndërsa ka zbardhur dhe emrat e tjerë e personave që do të garojnë me të.

Denar Biba, aktualisht nënkryetar i KQZ, Koli Bele, Anton Lleshaj, Rovena Ndoj dhe Iva Nova, janë pesë emrat e tjerë që do të vendosen para kryetares aktuale për të marrë drejtimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. 

Dita e sotme ishte afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. 

(Kosova Sot)