E zbuloi që vuante nga tumori nëpërmjet ‘Facebook’-ut

  • 30 September 2016 - 20:02
E zbuloi që vuante nga tumori nëpërmjet ‘Facebook’-ut

Kur 36-vjeçari i Kaerfillit të Uellsit kishte filluar të përjetonte ndryshime të shpejta në humor, ai e kishte vërejtur një postim të bërë nga një shok, vajza e të cilit ishte trajtuar për tumor në tru,transmeton Gazeta Kosova Sot.

Një burrë, që mendonte se kishte probleme me marramendjen e ka zbuluar që kishte tumor në tru pasi kishte lexuar për eksperiencat e ngjashme në ‘Facebook’.

Tom Walker kishte filluar të përjetonte marramendje, dhimbje të tmerrshme koke dhe mezi qëndronte në këmbë. Doktorët në fillim kishin fajësuar një infeksion për simptomat e sëmundjes së tij andaj edhe ia kishin përshkruar disa ilaçe.

Mirëpo, kur 36-vjeçari i Kaerfillit të Uellsit kishte filluar të përjetonte ndryshime të shpejta në humor, ai e kishte vërejtur një postim të bërë nga një shok, vajza e të cilit ishte trajtuar për tumor në tru. Kur e kishte kuptuar që simptomat ishin të ngjashme, ai ishte rikthyer tek doktori i tij dhe ishte dërguar për skanim, që kishte zbuluar një masë tumori në pjesën e pasme të kokës. Që prej atëherë, babai i dy fëmijëve i është nënshtruar operacionit për heqjen e tumorit dhe radioterapisë dhe doktorët tani shpresojnë që ai do të shërohet plotësisht.

 I bie të fikët

“Gjithçka ka filluar kur kam qenë në punë dhe pata filluar të ndjeja marramendje sa herë që ngrihesha me shpejtësi nga karrigia. Mendoja që kishte të bënte me shtypjen e gjakut. Pak më vonë, kam qenë në shtëpi dhe po mundohesha t’i vë fëmijët në gjumë kur prapë pata filluar të kem marramendje. Pasi që pata filluar ta lëvizja kokën për ta përcjellë muzikën që e kisha lëshuar për fëmijët, meqë ata më kërkonin ta bëj një gjë të tillë, më pati rënë të fikët. Bashkëshortja nuk ka qenë në shtëpi gjë kjo që ka qenë edhe më e frikshme për mua”.

Ai kishte shkuar te doktori dhe i ishte thënë që një infeksion ia kishte shkaktuar dhimbjet e kokës dhe marramendjet, mirëpo, përkundër faktit që i kishte marrë ilaçet, problemet e tij kishin vazhduar.

Ndryshimi i madh në jetën e tij kishte ndodhur kur ai ishte kthyer nga një udhëtim në Evropë për Natën e Vitit të Ri.

 Skanimi zbulon tumorin në tru

“Kur u pata kthyer, më kujtohet, kam qenë i shtrirë në shtrat meqë kisha dhimbje të tmerrshme të kokës dhe pata lexuar një shkrim në ‘Facebook’. Një shok i imi kishte shkruar për vajzën e tij katërvjeçare, e cila ishte diagnostikuar me tumor dhe ai kishte vendosur t’i ndante disa nga simptomat. Pata lexuar edhe një postim të bërë nga një koleg i imi, i cili gjithashtu kishte tumor në tru dhe gjërat patën ndryshuar. Të nesërmen menjëherë pata shkuar tek doktori dhe i pata kërkuar të më referonte për një skanim”.

Doktorët fillimisht kishin vërejtur disqe të fryra në sytë e tij, që janë shenja të presionit në tru dhe pasi që i ishte nënshtruar skanimit, ai e kishte kuptuar që kishte një tumor 6 centimetra të madh në pjesën e pasme të trurit. 

(Kosova Sot)

 

Image
Image