Mustafa: Vetëvendosje i bëri gropën vetes me këtë sondazh

  • 30 September 2016 - 20:37
Mustafa: Vetëvendosje i bëri gropën vetes me këtë sondazh

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa për herë të parë ka komentuar sondazhin e fundit të bërë nga një kompani e lidhur me Vetëvendosjen, të cilën edhe e nxori si parinë e dytë në vend. Kryeministri Mustafa për transmetuesin publik ka thënë se nuk ju beson këtyre sondazheve dhe ka thënë se ato nuk e paraqesin realitetin.

"Të them të drejtën mua gjithmonë këto sondazhe më duken punë qesharake sepse nuk u besoj fare. Unë më së shumti i besoj punëve të mia.  Ato nuk janë reale dhe nuk e paraqesin ndonjë realitet. I tillë ishte edhe ky sondazhi i fundit i bërë nga Vetëvendosje”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se Vetëvendosje me këtë sondazh i ka bërë edhe gropën vetës, në të cilën ka rënë tashme.

“Populli thotë se ai që mundohet ta bëjë gropën, bije vetë në të”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka thënë se Vetëvendosje ka bërë gabim qe e ka bërë këtë sondash.

Ai ka komentuar edhe listat e veteranëve të UCK dhe buxhetin e Kosovës, duke treguar se aktualisht nuk kanë para për ti mbuluar të gjithë shpenzimet.

“ Ata që janë veteranë te varetë do ta marrin ata që u takon. Te tjerëve ne nuk kemi çka tu bëjmë. Listat duhet të shikohen dhe të dihen veteranët e vërtet”.

(Kosova Sot)