Gjykata e Nishit cakton 30 ditë paraburgim për Nehat Thaqin

  • 30 September 2016 - 22:27
Gjykata e Nishit cakton 30 ditë paraburgim për Nehat Thaqin

Nehat Thaqi, drejtori i arrestuar i policisë është rikthyer përsëri në Nish, ndërsa gjykata e këtij qyteti ka vendosë rreth masave që do të merren ndaj tij.

Pas seancës së mbajtur në orët e pasdites Gjykata e Nishit ka vendosur të caktoj masën e paraburgimit prej 30 ditësh për nënkolonelin Nehat Thaqi. 

Lajmi për kallxo.com është konfirmuar nga zëdhënësi i prokurorisë Vlladimir Stojanoviq.

Drejtori i policisë për rajonin jugor të Mitrovicës është arrestuar të ënjten nga Policia e Serbisë nën dyshimin për terrorizëm.

(Kosova Sot)