Komuna e Prishtinës nesër teston alarmin

  • 30 September 2016 - 22:46
Komuna e Prishtinës nesër teston alarmin

Komuna e Prishtinës nesër do të bëjë testimin e alarmit në kryeqytet.

Sipas njoftimit për media  testimi i radhës i sistemit të alarmimit do të realizohet me zë dhe jo në heshtje.

Kësaj radhe shenja e testimit do të jetë tingull i njëtrajtëshëm sirene, në kohë zgjatje prej 30 sekondave.

(Kosova Sot)