Komuna e Prishtinës sot teston alarmin me tingull

  • 01 October 2016 - 08:31
Komuna e Prishtinës sot teston alarmin me tingull

Komuna e Prishtinës sot do të bëjë testimin e alarmit në kryeqytet.

Sipas njoftimit për media  testimi i radhës i sistemit të alarmimit do të realizohet me zë dhe jo në heshtje. Kësaj radhe shenja e testimit do të jetë tingull i njëtrajtëshëm sirene, në kohë zgjatje prej 30 sekondave.

Testimi i alarmit do të bëhet në orën 12:00.

(Kosova Sot)