Sot 19 vjet nga protestat studentore (Foto)

  • 01 October 2016 - 09:05
Sot 19 vjet nga protestat studentore (Foto)

Sot bëhën 19 vjet nga protestat e Lëvizjes studentore. Më një tetor të vitit 1997 Lëvizja studentore organizoi protestat të cilat nisën, pasi regjimi i atëhershëm i Millosheviqit dëboi nga institucionet arsimore shqiptarët, shkruan gazeta Kosova Sot Online.

Pos masave të dhunshm që ai regjim kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim. Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe.

(Kosova Sot)