Aksident i rëndë në Korçë, vdes 16 vjeçari

  • 01 October 2016 - 11:42
Aksident i rëndë në Korçë, vdes 16 vjeçari

Një aksident më pasojë vdekjen e një 16 vjeçari është njoftuar nga policia e Korçës, e cila ka vënë në pranga një 25 vjeçar.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në lagjen nr 4, në Korçë, pranë “Varrezave të Qytetit”, ku shtetasi M.Myftaraga, rreth 25 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar automjetin tip “BMË” me targa AA 653 IV, ka aksidentuar me pasojë vdekjen e menjëhershme, një shtetas rreth 16 vjeç ende i pa identifikuar.

Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, ndërkohë që është ngritur grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(Kosova Sot)