Evropa dëshiron të kthejë 3.500 migrantë në Kroaci

  • 01 October 2016 - 11:49
Evropa dëshiron të kthejë 3.500 migrantë në Kroaci

Disa vende perëndimore planifikojnë që në Kroaci të dërgojnë disa mijëra migrantë, të cilët nuk duan t’i mbajnë në territoret e tyre, ndërsa për të cilët pohojnë se në BE kanë hyrë përmes territorit kroat, citon gazeta e Zagrebit “Veçernji List” në botimin e saj të sotëm.

Sipas gazetës, nga fillimi i vitit autoritetet në Zagreb nga disa vende perëndimore kanë pranuar gjithsej 3.493 kërkesa për pranim të migrantëve të cilët janë regjistruar se kanë hyrë në BE përmes Kroacisë.

Bëhet fjalë për persona të cilëve nuk u është lejuar azili në vendet perëndimore në të cilat kanë dhënë kërkesa të tilla.

Më së shumti kërkesa për ndërmarrje të migrantëve kanë arritur nga Austria – gjithsej 1.782. Përderisa realizohet ai skenar për kthim të migrantëve në Kroaci, parashtrohet pyetja se ku do të sistemohen këto njerëz”, vlerëson gazeta.

Sipas “Veçernji List”, në të gjitha kërkesat e dorëzuara nga vendet perëndimore Kroacia ka afat për përgjigje prej një deri në dy muaj.

(Kosova Sot)