Bombardohet një tjetër spital në Aleppo

  • 01 October 2016 - 12:22
Bombardohet një tjetër spital në Aleppo

Spitali i M10 në Aleppo është goditur sot nga së paku dy bomba, spital ky i cili është nën kontrollin e rebelëve.

“Dy bomba të improvizuara kanë goditur spitalin M10, dhe ne kemi marrë raporte për bombat thërrmuese”, ka thënë Adham Sahlou nga Shoqata Mjekësore.

Spitali M10 është spitali i dytë më i madh në atë pjesë të Aleppos.

(Kosova Sot)