Nxënësi ekspozon armën në shkollë, i konfiskohet nga policia

  • 01 October 2016 - 16:51
Nxënësi ekspozon armën në shkollë, i konfiskohet nga policia

Në fshatin Astrazup të Malishevës, dje, Policia e Kosovës ka marr njoftimin se një nxënës e ka ekspozuar armën në shkollë.

“Lidhur me rastin është njoftuar prindi i nxënësit i cili pranon se nxënësi ka armë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia më tej thekson se nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me gaz dhe në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt. 

(Kosova Sot)